E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komuniteti rom, konferencë për përfshirjen në shoqëri

Do të zhvillohet sot, në mbështjetje të Ambasadës Zviceriane në Tiranë një konferencë kombëtare mbi metodat e përfshirjes së komunitetit rom dhe integrimit të mëtejshëm të kësaj popullsie.

Në të priten të prezantohen disa arritje si dhe hapat e mëtejshëm që Shqipëria duhet të ndërmarrë.

Gjithashtu do të përpilohet dhe një listë me rekomandime për qeverinë shqiptare si rezultat i kësaj konference. Në takim do të marrin pjesë, Ambasadorja e Zvicrës, shkëlqesia e saj zj. Yvana Enzler, Ministri i Arsimit dhe Shkencës, z. Myqerem Tafaj, Ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, z. Spiro Ksera, si dhe Drejtor i Fondacionit Soros për Shqipërinë dhe Përfaqësues të Kombeve të Bashkuara.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›