E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ruby, Clooney e Ronaldo dëshmitarë për Berluskonin

Gjyqi kunder kryeministrit italian, Silvio Berluskoni perfshin aktorin George Clooney dhe yllin e futbollit Cristiano Ronaldo. Emrat e tyre, publikuar sot nga mediat e huaja jane renditur ne listen e gjate mes 78 dëshmitarëve të mundshëm në çështjen Ruby.

Karima el Mahroug, e pagezuar dhe njohur prej te gjitheve me emrin Ruby ka deshmuar se ka parë George Clooney dhe të fejuarën e tij italiane, Elisabetta Canalis në një nga festat e Berlusconit, të quajtura ndryshe Bunga-Bunga.

Pas lajmit, ka ardhur menjehere reagimi i aktorit. Jam i befasuar sepse kryeministrin italian e kam takuar vetëm një herë dhe ka qenë për të kërkuar ndihma për Darfurin- ka thene ai, duke mohuar deshmine e vajzes.

Ruby, ne fakt ka shkuar edhe me tej. Ajo ka deklaruar se mes klienteve qe ka pasur ka qene Cristiano Ronaldo. Por futbollisti  e ka përgënjështruar kategorikisht nje gje te tille, duke mohuar te kete pasur te beje me Rubyn.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›