E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvend, betohen pesë deputetët e rinj

Betohen në Kuvendin e Shqipërisë pesë deputetët e rinj, tre nga PD dhe dy nga PS, pas dorëheqjes së kolegëve të tyre që do të kandidojnë në zgjedhjet lokale të 8 majit.
 

Anëtarët e rinj të parlamentit do të jenë Kosta Barka, Ndriçim Babasi, Aurel Bylykbashi, Arjon Mucaj dhe Ndrec Deda. Ndërkohë që nuk janë më deputetë Lulëzim Basha, Ferdinand Xhaferraj, Ardian Kollozi, Gjok Jaku dhe Fatos Tushe.
 

Një ditë më parë KQZ-ja u dha mandatin 5 deputetëve të rinj, sipas listës shumë emërore.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›