E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komunizmi me krime, fashizmi me letra dashurie

AUREL PLASARI

Replika e studiuesit për gjyqet speciale të 45-46

E vërteta e miqësisë mes Anastas Plasarit dhe Terenc Toçit, çfarë ndodhi në gjyq

Një teknikë e re po përftohet në Shqipërinë demokratike për të studiuar krimet e komunizmit dhe si e tillë e meriton të nxirret në dukje. Një studiues – le të themi Çelo studimtari që të teshtijnë gjithë Çelot kur ta lexojnë – ka marrë përsipër të revizionojë të quajturat gjyqe speciale të viteve 1945-1946. Përpos ribotimeve të disa proceseve gjyqësore të njohura e të botuara gjerësisht në shtypin e kohës së tyre (Bashkimi etj.), d.m.th. pa ndonjë informacion të ri, i është vënë edhe shoqërimit të tyre me interpretime. Është e drejta e gjithkujt të bëjë diskutimin dhe interpretimin e tyre, si dhe të çdo procesi gjyqësor në përgjithësi, – në ShBA është diskutuar e vazhdon të interpretohet edhe procesi gjyqësor Sacco & Vanzetti, – me kusht që të mos cenohen me të pavërteta, me denigrime dhe/ose insinuime palë të tjera. Kjo edhe për një arsye të thjeshtë e praktike që do ti interesonte çdo studimtari: sepse institucione të drejtësisë ka në funksion edhe sot e gjithë ditën dhe, në rast interpretimesh me të pavërteta, me denigrime dhe/ose insinuime, studimtarë të tillë mund të provonin kalimin nga bota virtuale e gjyqeve speciale në botën reale të një procesi gjyqësor demokratik, sikur edhe për pasurim përvoje.
Njërën nga paraqitjet, të shoqëruar doemos me interpretime, të seancave gjyqësore të të akuzuarit dhe të dënuarit si kriminel i Luftës Terenc Toçi, Çelo studimtari e ka botuar në shtypin e përditshëm me titullin: Gjyqi Special: Terenc

Kartela e Anastas Plasarit në burgun fashist

Toçi i shkruan nga burgu si mik, Anastas Plasari e tradhton duke i rënduar akuzën. Si dhe me didaskalinë: Lexohet në gjyq letra që Terenc Toçi i kishte dërguar mikut Anastas Plasari, ku i ankohej për torturat që i bëheshin familjes së tij, për nxjerrjen nga shtëpia, për keqtrajtimin e bibliotekës, për veprime që, siç shkruan Toçi, nuk i kishte bërë as fashizmi. Interesantë aq titulli, sa edhe didaskalia. Prej tyre kuptohet që studimtari nuk i intereson personi objekt i atij gjyqi, i akuzuari dhe i dënuari për krime të Luftës, as nuk i leverdis të analizojë në ishte ai apo jo i tillë siç akuzohej dhe siç u dënua. Atij i interesuaka destinatari i një letre miqësore dhe/ose tradhtia e tij, që lidhte me këtë gjyq. Se përse këtij studimtari i interesuaka në një proces gjyqësor jo personi objekt i procesit për krime të luftës, por dikush krejt tjetër, lexuesi – që nuk është budalla – do ta kuptojë edhe nga vetë fakti që Aurel Plasari është ulur dhe po shkruan për të mos ia kthyer dorën.
Që e ka tjerrë si i ka thënë mendja interpretimin fundja është e kuptueshme për një të padijshëm juridik që nuk është në gjendje të analizojë një proces gjyqësor dhe pandeh se analizë do të thotë nxjerrje e kurioziteteve gjyqësore në faqe të parë të gazetave. Çështja është që nuk ka dhënë dot shpjegimin, qoftë edhe për një lexues gazete, se çdo të thotë në kuptimin juridik tradhti mes miqsh në një proces gjyqësor ndaj një personi të akuzuar për krime të Luftës dhe për shitjen e atdheut, pra për tradhtinë e tradhtive. Për të mos saktësuar më tej: çdo të thotë në kuptimin juridik tradhti nga ana e një pjesëmarrësi të Luftës Nacional-Çlirimtare ndaj një fashisti zyrtar, eksponent i lartë i fashizmit në Shqipëri, ish-kryetar i Këshillit të Epërm Fashist Korporativ, siç u quajt parlamenti ose organi legjislativ i regjimit të pushtimit. A mos qëndron kjo tradhti te statusi i dëshmitarit në gjyq? Mirëpo rasti e ka dashur që Anastas Plasari, që përgojohet, jo vetëm nuk ka qenë dëshmitar vullnetar në atë gjyq, por nuk ka qenë as dëshmitar i akuzës. Atë e ka kërkuar për dëshmitar vetë i pandehuri. Ku hyn tradhtia mes miqsh në këtë mes? Çelo studimtari ose është i padijshëm dhe nuk e di dallimin mes dëshmitarëve të akuzës dhe dëshmitarëve të mbrojtjes, ose e di më së miri këtë dallim dhe është aq i mbrapshtë sa shpreson tua mbrapshtojë trutë edhe lexuesve të sotëm. Por ka edhe më: për një specifikë të rrethanave të atëhershme Anastas Plasari nuk është paraqitur dëshmitar në gjyq, është kufizuar duke ia dorëzuar gjyqit dëshminë e vet me shkrim. Qëndron ndoshta këtu tradhtia, siç e cilëson studimtari kur e vë fjalën mik ndër thonjëza për Plasarin? Po përmend tradhti e miqësi, ngase vetë Çelo studimtari, që duket se nuk po gjen

Këshilli i Epërm Fashist Korporativ

dot ende krime të komunizmit në këtë mes, ka ngulmuar në to. Për tradhtinë dhe miqësinë të kishte shkruar poema ose elegji, ashtu mund të kishte bërë hair në faqet e letërsinë antikomuniste. Sa për Anastas Plasarin, sjellja e tij edhe në atë situatë juridikisht të dyshimtë – më e pakta – për të dhënë një dëshmi gjyqësore kur i është kërkuar nga vetë i pandehuri, rezulton korrekte. Nëse studimtari nuk ka kuptuar që në gjyqet e asaj kohe për të akuzuarit si kriminelë të Luftës ndesheshin dy botë që kishin qenë në luftë mes tyre, atëherë nuk ka kuptuar asgjë dhe i rrofshin studimet revizioniste: le të vijojë ti përfytyrojë ato procese si pazare miqësish, vetëm pa guxuar të ngatërrojë të gjallë e të vdekur tok.
Miqësia e Anastas Plasarit me Terenc Toçin ka të bëjë me vitet 1937-1938, kur Toçi ishte në krye të Ministrisë së Ekonomisë Kombëtare dhe Plasari drejtonte revistën Ekonomia Kombëtare, organ i asaj ministrie: një arsye më shumë që studimtari të mos ua ketë fare haberin këtyre historive. Jo vetëm me Toçin si ministër, por edhe me ministrat mbasardhës marrëdhëniet e Plasarit kanë rezultuar korrekte, ndonjëherë edhe miqësore. Ndërkaq duhet të jesh mendje vërtet e mbrapshtë për të konceptuar miqësi të mëvonshme mes dy personazheve historikë të zhvendosur në pozicione të përkundërta ndërluftuese gjatë një Lufte për jetë a vdekje: njëri i përfshirë në Lëvizjen Nacional-Çlirimtare, tjetri i njohur edhe në tekstet e reja të historisë si njëri ndër ideatorët e bashkimit personal të Shqipërisë me Italinë. Pozicionime të tilla të përkundërta ndanin jo vetëm miqtë, por edhe vëllezërit mes tyre. Në atë janar të 45-s Anastas Plasari sapo ishte kthyer në Tiranë nga Lufta, ku kishte lënë vajzën 17-vjeçare të vrarë nga mitralimet ajrore gjermane; priste në do ti kthehej apo jo nga Lufta njëri nga djemtë e plagosur; ndërsa gjente të djegur shtëpinë në oborrin së cilës kishin masakruar për reprezalje 18 vetë. Pandeh studimtari se ishte ndonjë detyrë miqësore e Anastas Plasarit të delte e ti bënte alibinë Kryetarit të Këshillit të Epërm Fashist Korporativ?! Për të nuk ishte detyrë as morale, as atdhetare, se politike jo që jo. Do të kishte qenë një njollë historike turpi për të dhe për mbasardhësit e tij: për kënaqësinë më të madhe të të gjithë Çelove që sot le të teshtijnë sa të duan.
Merakun që ka studimtari, që nuk ka gjetur

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›