E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Komunizmi” në sytë e botës, 5 filma shqiptarë në kinemanë e SHBA-së

Për herë të parë 5 filma të kinemasë shqiptare nga periudha e komunizmit do të njihen edhe nga publiku botëror. Kjo falë fale kontributit vullnetar që jep Regina Longo, eksperte e arkivave dhe filmit nga Amerika e cila me ndihmen e laboratoreve me te cilat ajo bashkepunon në Europë do të prodhojë kopje te restauruara e te subtitruar ne anglisht për tu bërë më pas pjese e programeve kulturore me qellimin qe publiku i huaj te njihet me kinemane e vjeter.

Bazuar në gjendjen që AQSHF ndodhet aktualisht Longo vuri theksin tek nevoja e fondeve qe i nevojiten arkivit dhe ruajtja e filmave të vjetër, ku mënyra më e mirë sipas ekspertes nuk është dixhitalizimi por ruajtja në të njëjtën mënyrë që janë ruajtur në fillim, me shirita.

Pjesë e pesë filmave që do i nënshtrohen këtij restaurimi do jenë filmi “Tana”, “Ngallmimi mbi vdekjen” dhe “Fortuna”.
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›