E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tragjedia e Karaburunit, ekstradohen nga Italia dy ideatorët

Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, ditën e sotme, kreu ekstradimin nga Italia drejt vendit tonë të dy shtetasve shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar, përkatësisht:
- Altin Belulaj, vjeç 32, lindur në Vlorë,
- Cukal Mhill Delija, vjeç 43, lindur në Kajvall, Shkodër.
 

Gjykata e Vlorës, me datë 24.01.2005, e ka dënuar shtetasin Altin Belulaj me 25 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të "Kalimit të paligjshëm të kufirit" dhe "Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm kufiri".
 

Po ashtu, shtetasi Cukal Delija është dënuar me 15 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të "Dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit".
 

Këta dy shtetas janë shpallur fajtorë pasi në bashkëpunim me shtetas të tjerë, kanë organizuar trafik të paligjshëm të qenieve njerëzore duke iu premtuar personave të ndryshëm kalimin në Itali kundrejt shumës 1500 euro për person.
 

Nën organizimin e tyre, më datë 09.01.2004, një gomone me 36persona në bord, e nisur nga Vlora drejt Italisë, është përmbysur pranë gadishullit të Karaburunit dhe si rrjedhojë 21 persona kanë gjetur vdekjen.
 

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën u bë imundur arrestimi i këtyre shtetasve në Itali, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.
 

Në aeroportin "Nënë Tereza" në Rinas shtetasit e mësipërm i janë dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›