Takimi i dy boteve, festivali në kalanë e Gjirokastrës

Festivali “Takimi muzikor i dy boteve”, këtë vit ka zgjedhur kalanë e Gjirokastrës për të organizuar mbrëmjet artistike me grupe te njohura shqiptare dhe te huaja. Nderthurja e muzikes polifonike me ate klasike ka vene edhe kete here ne pah vlerat e kultures shqiptare.
Ilda Mara, drejtore e shoqates franko-shqiptare “Argjiro” dhe organizatore e festivalit, thote se qellimi i ketij takimi muzikor eshte promovimi i vlerave kulturore shqiptare si edhe promovimi i kalasë se Gjirokastres.
Elia Zaharia, prezantuese e ketij festivali per kete vit tregon se nderthurja e “dy boteve te muzikes”, pikerisht ne nje monument si kalaja e Gjirokastres, me se shumti tregon vlerat e nje pasurie shpirterore.
Gjate 3 mbremjeve kane qene te pranishem personalitete te njohura te artit, politikes dhe pushtetaret vendore. Takimi u mbyll mbremjen e se henes, ku u ngjit ne skene grupi polifonik "Zeri i Bilbilit" nga Saranda, nje trio italiane e muzikes baroke si dhe nje orkester simfonike nga Kanadaja e drejtuar nga dirigjenti i mirnjohur shqiptar, Bujar Llapaj.