Koncert Pena e muziktareve rilindas

Opera e rrallë "Arbëreshë", nuk dihet në ç'rrethana është shkruar, madje nuk dihet nëse është vënë ndonjëherë në skenë, por me siguri dihet se ajo është opera e parë shqiptare. Vepra e shkruar prej Lec Kurtit në vitin 1915 do të jetësohet një arie e saj nga sopranoja, Shpresa Beka, e cila shprehet mjaft e emocionuar për këtë interpretim.
Ndërkohë që baritoni, Ylber Gjini thotë se interpretimi i një libreti të shkruar nga Gjergj Fishta është origjinal
Ky koncert vjen si bashkëpunim mes Ministrisë së Kulturës dhe Teatrit të Operas, në kuadër të 100 vjetorit të Pavarësisë ku një pjesë e repertorit interpretohet për herë të parë nga solistët: Irini Nikolla, Vikena Kamenica, Sonila Baboçi, Eriona Gjyzeli, Irida Dragoti, Denis Skura, Solen Alla.