E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aleatet e majte Rama drejt humbjes ne 2013

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Skënder Gjinushi dhe ai i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, i përgjigjen me batuta deklaratës së kryesocialistit Edi Rama, i cili ka pak ditë më parë në një mesazh në rrjetin social “Twitter”, është shprehur se aleatët flasin në tym. Krerët e dy forcave politike, duke folur për “ABC News”, janë shprehur se nëse ka tym, ka ardhur vetëm nga zjarri që ka ndezur vetë Rama.

Aleatët e Partisë Socialiste, të paktën kështu mund të cilësohen deri më tani, shohin se me konkëfortësinë që po tregon forca më e madhe opozitare, përsa i përket reformës zgjedhore, fitorja në zgjedhjet politike të 2013, është e dyshimtë.

Gjinushi dhe Ndoka kërkojnë që Partia Socialiste të mbrojë interesat e së majtës, duke këmbëngulur veçanërisht në kërkesën për rishikim të sistemit zgjedhor. Sipas tyre, socialistët nuk duhet të tregohen kokëulur dhe inferior ndaj mazhorancës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›