E Diel, 1 Nëntor 2026

Koncert në prag krishtlindjesh, muzikë dhe emocione në sheshin e Katedrales “Shën Shtjefni” Shkodër

Në sheshin para Katedrales “Shën Shtjefni”, atmosfera që i paraprin festës së Krishtlindjes u përcoll përmes një organizimi të veçantë rinor, i realizuar nga Famullia “Zoja e Shkodrës”. Aktiviteti u shoqërua me një koncert festiv, ku në skenë u ngjitën talente të reja, duke sjellë muzikë, energji dhe frymë bashkimi për qytetarët e pranishëm.

Të rinjtë përcollën emocionet dhe kënaqësinë e pjesëmarrjes në këtë aktivitet, duke theksuar rëndësinë e nismave që krijojnë hapësira shprehjeje artistike për ta.

“Jemi shumë të gëzuar që kemi mundësi të organizojmë koncerte të ndryshme në prag të Krishtlindjes me pjesëmarrjen e grupeve rinore të ndryshme nga qyteti ynë”, u shpreh Klevisa Lleshi, pjesëmarrëse në event

“Kanë marrë pjesë shkolla të ndryshme, u prit shumë mirë nga të gjithë sepse u krijua një atmosferë shumë e këndshme si për fëmijët ashtu edhe për të rriturit”, tha Aleksandra Mazi, po ashtu pjeswmarrwse nw event .

Aktiviteti shërbeu për të transmetuar mesazhe shprese, gëzimi dhe solidariteti, në frymën e Krishtlindjes.

Gazetar: Marjo Gjini

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›