Koncert premierë nga William Walton

William Walton
Nën drejtimin e dirigjentit turk Hakan SenSoy, Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar del në koncert nesër, ora 19.00, në skenën e Universitetit të Arteve.
Në program, dy pjesë nga Mendelson, simfoni Çajkovski, por interpretimi premierë i është rezervuar Koncertit për violë dhe orkestër i kompozitori anglez William Walton (1902-1983) i shkruar më 1929. Soliste Albana Kola.