Koncerti i radhës “Duo Arcadia di Roma”
10/12/2009 “Vodafone Albania”
Në mbështetje të sezonit koncertor ndërkombëtar “Klasik”, “Vodafone Albania” sjell talentin e radhës për kryeqytetasit. Sot pranë sallës së Akademisë së Arteve në Tiranë publiku artdashës do të mund të ndjekë edicionin e radhës të sezonit koncertor ndërkombëtar “Klasik”. Me mbështetjen e fuqishme të “Vodafone Albania”, Institutit Italian të Kulturës dhe Akademisë së Arteve, “Duo Arcadia di Roma” do të sjellë në Tiranë violinisten Laura Bianko dhe violonçelistin Françesko Vinjaneli. Laura Bianko ka zhvilluar një aktivitet intensiv koncertor, duke udhëtuar anembanë botës. Ndërkohë ajo vazhdon të angazhohet me projekte të ndryshme në vendlindjen e saj, Romë. E mbushur me të tilla aktivitete është edhe karriera e violonçelistit Vinjaneli, i cili aktualisht është drejtor artistik i ”Associazione Culturale Concerti dellArcadia” në Romë. Duoja e talentuar do të luajë pjesë nga Bah, Pleyel, Aeschbacher si dhe mjaft pjesë të tjera të njohura klasike. Pas koncertit të ditës së enjte pranë Akademisë së Arteve, të premten, datë 11 dhjetor “Duo Arcadia di Roma” do të performojë në “Konservatorin e Muzikës” në Vlorë. Në kuadër të projektit “Klasik”, i cili është tashmë në edicionin e tij të dhjetë, “Vodafone Albania” jep një mbështetje, e cila rrit vlerat e muzikës klasike në Shqipëri, duke kontribuar në sjelljen pranë publikut shqiptar të disa prej instrumentistëve më të talentuar dhe më me eksperiencë të kontinentit evropian.