E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koncesionet e HEC-ve që do të na “shpëtojnë”

“Të gjitha këto projekte publike për ndërtimin e hidrocentraleve realizohen vetëm e vetëm me financimin e sektorit privat, pra me paratë dhe mundin e biznesit, qoftë ky vendas apo i huaj dhe produkti final është shtimi i kapaciteteve të reja energjetike në interes të të gjithë qytetarëve shqiptarë”, tha ai.

Në interpelancën në Kuvend, të kërkuar nga opozita, Naço, tha se ajo çfarë Qeveria garanton si partnere në këtë proces koncesionesh, është thjesht ndihma dhe asistimi administrativo - ligjor që këto burime ujore dhe pasuri kombëtare të shfrytëzohen në mënyrën më të përshtatshme. Prej vitit 2006, tha ai, "Shqipëria ka shpallur ambicien e saj për t’u shndërruar në një fuqi të konsiderueshme të prodhimit të energjisë së rinovueshme në rajon, por edhe më gjerë se kaq. Burimet e shumta ujore, pozicioni gjeografik i tyre, interesimi i shumë investitorëve pas fillimit të kësaj nisme, e bëjnë mëse të realizueshëm këtë synim”.

Duke prezantuar gjendjen aktuale të koncesioneve, Naço veçoi si më të rëndësishmin hidrocentralin e Ashtës, një investim prej 170 milionë euro, nga kompanitë austriake EVN dhe Verbund, dhe me një fuqi të instaluar rreth 50 megavat. "Ky HEC do të fillojë prodhimin brenda 6 mujorit të parë të këtij viti, duke inkurajuar shumë investitorë të tjerë të huaj për të investuar në Shqipëri", tha Naço.

Po ashtu, ministri ETE-s vlerësoi si mjaft të rëndësishëm ndërtimin e hidrocentraleve në kaskadën e lumit Devoll nga konsorciumi Starkraft- EVN, me një vlerë investimi prej 940 milionë euro, dhe me fuqi instaluese që shkon deri në 350 megavat, si edhe projektin e lumit të Erzenit, iniciuar nga METE dhe Ministria e Transporteve. Ky projekt, tha ai, "synon jo vetëm krijimin e ujëmbledhësit për furnizimin e Tiranës, Durrësit dhe Kavajës, por edhe ndërtimin e një hidrocentrali me fuqi shumë të lartë prodhuese". /Start/

                                                                                             2012-02-23 16:50
   

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›