E Diel, 1 Nëntor 2026

Putin zotohet se nuk do lejojë ndërhyrjen e të huajve në Rusi

Teksa zotohej për të fituar betejën presidenciale për Rusinë, ai tha se nuk do të lejonte që të huajt të ndërhynin në marrëdhëniet e brendshme të vendit.

Stadiumi 78 360 vendesh “Luzhiki” ishte mbushur me dhjetëra mijëra mbështetës të Partisë të Rusisë së Bashkuar të Putinit.

Manifestimi pro Putinit shihet si kundërpërgjigje ndaj protestave të fundit të opozitës që prej zgjedhjeve të fundit, të cilat opozita pretendon se janë vjedhur.

Putin pritet gjerësisht që të fitojë zgjedhjet presidenciale që do të zhvillohen pas pak kohësh në Rusi dhe mohon që manipulimi në zgjedhjet e dhjetorit të ketë qenë shumë i përhapur.

Moska zyrtare thotë se në manifestimin e sotëm morën pjesë të paktën 130 000 persona./Start/F. P/

                                                                                             2012-02-23 20:37
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›