Gazsjellësi, TAP nis studimin e bregdetit të Vlorës

Platforma lundruese e pajisur me vinç ("Isola di Lussino") do të kryejë një studim në shtresat e sipërme të dheut, ndërsa platforma jack-up ("Skate IV") do të mbledhë kampione duke shpuar në shtresat më të thella në një thellësi prej 20 metrash.
Kampionet do të studiohen si në një laborator që ndodhet në platformë (në det të hapur), dhe në një laborator në tokë për një testim më të përparuar. ë dyja mjetet lundruese të punës do të lëvizin me një shpejtësi të vogël përgjatë bregdetit në një largësi prej 3-5 km nga bregu.
Mjetet e lundrimit do të shihen nga bregdeti; ato do të qëndrojnë në zonë 2-3 javë në varësi të kushteve të motit. AP ka përfunduar kohët e fundit një studim të ngjashëm për shtratin e detit Adriatik në Itali pranë zonës së San Fokas. tudimi pranë bregdetit kryhet vetëm për qëllime kërkimore dhe nuk paraqet asnjë rrezik për mjedisin apo sigurinë e banorëve në bregdetin shqiptar.
U kërkohet peshkatarëve të zonës që të përdorin kujdes dhe të respektojnë një zonë sigurie prej rreth 500 m nga mjetet (platformat). Studimi i nëndetit po kryhet nga projekti TAP me mbështetjen e nënkontraktorit D'Appolonia, një lider italian në inxhinieri me kompetenca të thella në inxhinierinë e ndërtimit, gjeoteknike dhe mjedisore, gjeologji, gjeofizikë, hidrologji dhe hidraulikë. "Studimi detar kryhet në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare për mjedisin dhe sigurinë. TAP ka marrë të gjitha lejet e nevojshme për ta kryer këtë studim nga autoritetet e portit dhe ministritë, duke përfshirë dhe Ministrinë e Mjedisit. Analiza e detajuar e shtratit të detit është e nevojshme për të vendosur mbi gjurmën e saktë në det të hapur dhe për punimet e mëtejshme inxhinierike në lidhje me tubacionin”, ka deklaruar Menaxher i TAP për Shqipërinë, Albert Haak.