Kondaki, historiku i bots s errt t kngtares

Ndër personat e akuzuar, italianë, shqiptarë dhe grekë, ishte dhe Liljana Kondakçi që mediat e cilësonin si “Mina” e Shqipërisë, duke e krahasuar me këngëtaren e madhe italiane. Në perfundim të procesit, këngetarja u shpall “person në kërkim ndërkombëtar” me akuzën e trafikut të lëndeve narkotike.
Gjatë hetimeve dhe përgjimeve, doli që Liljana Kondakci, të cilen anëtarët e tjerë të bandës e thërrisnin “mamaja”, ishte një ndër drejtueset e trafikut të organizuar më së miri. Thuhet se fama e ndihmonte të kalonte me lehtësisht kontrollet. Në fakt, në maj të vitit 2006 ajo ishte kapur në stacionin e trenit të Sibarit, në zonën e Kozencës me 3 kg e 300 gram drogë ne cantë.
Megjithëse u shfajësua se pakoja ishte dhuratë e bërë nga një dashamirës i saj, prokuroria e Castrovillarit e dënoi me 2 vjet e 8 muaj burgim. Jo rrallë këngëtarja ka deklaruar se problemet që ka patur me drejtesinë italiane janë zgjidhur dhe se arrestimi ka qenë thjesht një keqëkuptim. Në librin me titull “Banditë dhe skllavë” të botuar muajt e fundit, përvec rasteve të grave e vajzave shqiptare të shfrytezuara, autorët (njëri prej të cilëve është prokuror), përmendin dhe Liliana Kondakciun, si rast i rrallë i një gruaje të kërkuar në nivel ndërkombëtar për trafik droge.