E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tri të pavërtetat e kryeministrit, sipas FOL

Lëvizja FOL, në konferencën e saj të rregullt për media, ka prezantuar raportin më të ri “Matësi i së vërtetës”, ku nga katër deklaratat e vlerësuara në këtë raport, tri nga to janë të Kryeministrit Hashim Thaçi, të vlerësuara si të pavërteta dhe një deklaratë e Presidencës së Kosovës.

Petrit Zogaj nga kjo Lëvizje, ka thënë se ministrat e sapoemëruar Haziri, Bukoshi, Tahiri dhe Rexhepi nuk janë energji të reja dhe nuk pritet t’i kontribuojë asaj që kryeministri e quan rritje të efikasitetit të punës së Qeverisë.

“Natyrisht se çdo ditë është duke ndodhur afirmimi i energjive të reja në kuadër të Qeverisë dhe institucioneve të Kosovës”, Hashim Thaçi, Kryeministër i Kosovës, 25 mars 2010. Është e pavërtetë, një pjesë e emrave që bëri publik kryeministri Thaçi, si pjesë e riformatizimit të Qeverisë bien në kundërshtim me deklaratën dhe ato sigurisht në deklaratën e vitit 2008, sipas të cilave Qeveria e zotëri Thaçi nuk do të përfshijë ministra, politikanë të konsumuar dhe të së kaluarës”, ka thënë Zogaj.

Deklarata e dytë e Kryeministrit Thaçi në këtë raport është ajo e dhënë për implementimin e autostradës që lidh Prishtinën me Zubin Potokun, deklaratë e cila po ashtu është vlerësuar si e pavërtetë.

Një deklaratë tjetër e Kryeministrit Thaçi si e pavërtetë ka qenë edhe ajo e dhënë për një zhvillim të ekonomisë, zvogëlim të papunësisë dhe varfërisë.

Në deklaratën e pavërtetë të Presidencës së Kosovës lidhur me mbajtjen e një samiti në muajt e parë të këtij viti, Zogaj ka thënë se edhe pas katër muajsh ky takim nuk është mbajtur dhe kjo sipas tij vjen si pasojë e mos traditës së organizimeve të tilla.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›