Konf e Kr: Grevistët të lirojnë Kuvendin
Tiranë (start)-Duket se deputetët grevistë, nuk do të qëndrojnë gjatë në ambientet e sallës së Kuvendit të Shqipërisë. Pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, është rënë dakord që deputetët duhet të gjejnë ambiente të tjera për zhvillimin e grevës së tyre, pasi salla e Parlamentit është për zhvillimin e seancave.
Konferenca e Kryetarëve deklaron se Parlament miratohen reformat e rëndësishme, dhe greva e disa deputetëve nuk mund të pengojë zhvillimin e seancave dhe vendin e vetëm të debatit parlamentar.
Gjithashtu, Konferenca ka rënë dakord që dy deputet, demokrati Tritan Shehu dhe socialdemokrati Engjëll Bejtja, të dy anëtarë të Komisionit të Shëndetësisë, të takohen me grevistët për të kërkuar zyrtarisht në emër të Kuvendit largimi nga salla.
Partia Demokratike, Partia Socialiste dhe disa parti te tjera parlamentare do të mbajnë një qëndrim të përbashkët, sipas të cilit
“unanimiteti ne vendime nuk është demokraci dhe se çdo vendim i parlamentit do te merret në baze të rregullores dhe Kushtetutës”.