Kryetarja e Kuvendit Topalli viziton deputetët grevistë

Pak para mesnatës kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli u ka bërë një vizitë të paparalajmeruar deputetëve të ngujuar në grevë urie në sallen e seancave plenare. Kryetarja Topalli ka qenë mjaft diskrete, duke iu shmangur kamerave të televizioneve, por edhe një grupi të fundit mbeshtetesish që gjendeshin gjithmonë përpara selisë së Parlamentit. Sipas burimeve nga Kuvendi, vizita e kryetares Topalli kishte vetëm për qëllim të njihej me situatën shëndetësore të deputetëve të ngujuar. Kryeparlamentarja Topalli i ka pyetur ata për shëndetin, por pa e prekur çështjen e një daljeje të deputetëve greviste nga salla, ku sot paradite Kuvendi normalisht duhet të mblidhet në seancë plenare.