E Diel, 1 Nëntor 2026

Konfeksionet preken nga kriza globale

Nga Aurora Sulce
Dhoma Kombëtare e Prodhuesve të Veshjeve deklaron se si pasojë e rënies së ndjeshme të kërkesës, nga vendet porositëse janë mbyllur fabrikat. Konfensionistët i kërkojnë ndihmë qeverisë. 

TIRANE- Kriza ekonomike globale godet sektorin e konfeksioneve. Prodhuesit e mallrave me fason, të cilët eksportojnë kryesisht në vendet fqinjë Itali dhe Greqi deklarojnë se ndodhen në vështirësi financiare, pasi ka rënë ndjeshëm kërkesa nga vendet porositëse. Si pasojë, një pjesë e tyre kanë qenë të detyruar të mbyllin fabrikat, cka do të thotë se qindra njerëz po humbasin vendin e tyre të punës.

„Kjo krizë ekonomike është shprehur në mungesën e theksuar të porosive të prodhimit. Cka do të thotë që ka një numër të konsiderueshëm ndërmarrjesh që janë mbyllur ose janë duke u mbyllur. Pjesa tjetër e ndërrmarrjeve të cilët po punojnë aktualisht po punojnë nën kapacitet, me porosi të ulura dhe detyrimisht kjo ca cuar edhe në pakësimin e numrit të punëtorëve të cilët ne punësojmë.“ thotë Bidaj, nenkryetar i Dhomes Kombetare te Prodhuesve te Veshjeve

Konfensionistët i kërkojnë qeverisë që të ndërhyjë, duke zbatuar politika fiskale lehtësuese, për t’iu ardhur në ndihmë në këtë periudhë krize.

Politikat ekonomike dhe fiskale që duhet të kenë qëllim të ndihmojnë biznesnin. Sidomos biznesin që ka nivel të lartë punësimi, nëpërmjet lehtësimeve të ndryshme fiskale që të kalojë në mënyrë sa më të butë këtë situatë – vazhdon Sajmir Bidaj.

Mallrat me fason, kryesisht tekstile dhe këpucë janë zëri kryesor në eksportet shqiptare. Por njëkohësisht edhe një ndër buriomet kryesore të punësimit në vend. Përfshirja nga kriza e këtij sektori do të shkaktojë një reaksion zinxhir efektesh në ekonominë e vendit, të cilat do të kulmojnë me rritjen e papunësisë dhe thellimin e varfërisë.
(s.g/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›