E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbërrin në Shqipëri trupi i pajetë i peshkatarit

Burime nga “News24” kanë bërë të ditur se trupi i pajetë u prit nga 14 familjarë në Murriqan, i shoqëruar nga vëllai i tij dhe mjeku ligjor të cilët bënë tërheqjen e trupit nga morgu i Dubrovnikut. Ky është vëllai i vogël i familjes Golaj. 

Ka mbërritur në Shqipëri përmes pikës kufitare të Murriqanit trupi i pajetë i peshkatarit Jani Golaj i cili u mbyt pak ditë më parë në ujërat e Kroacisë pas defektit që pësoi gomonia me të cilën kishte dalë për peshkim bashkë më vëllanë e tij dhe një tjetër peshkatar. Burime nga “News24” kanë bërë të ditur se trupi i pajetë u prit nga 14 familjarë në Murriqan, ndërkohë që shoqërohej nga vëllai i tij dhe mjeku ligjor të cilët bënë edhe tërheqjen e trupit nga morgu i Dubrovnikut. Ky është vëllai i vogël i familjes Golaj ndërkohë që autoritetet kroate vazhdojnë kërkimet për vellain tjetër Sotir Golaj i cili rezulton i humbur që prej 17 janarit. Fatmirësisht nga kjo tragjedi shpëtoi i gjallë Romeo Pulisio, bashkëshortja e të cilit vuri në lëvizje për humbjen e gomones autoritetet e kapitenerisë në Vlorë.
Gomonia e nisur nga Vlora të djelën e kaluar u gjet në ujrat e Kroacisë, pas 7 ditësh qëndrim në det të hapur.

(e.n/News24/Balkanweb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›