Konferenca Gjyqesore Becaj Sot 5 anetaret e KLD. Punoni te pavaruar

TIRAN- Kryetarja e Gjykates se Larte Shpresa Becaj ka mbledhur sot Konferencen Gjyqesore Kombetare. Nje mbledhje shume e rendesishme qe do te finalizohet me zgjedhjen e anetareve te rinj te KLD-se- e ka quajtur Becaj mbledhjen e sotme ne hapje
te takimit duke i uruar suksese atyre qe lene detyren per shkak te mbarimit te mandatit.
Ajo u kerkoi anetareve te rinj te mos behen pre e nderhyrjeve ne marrjen e vendimeve por te punojne ne menyre te pavarur. Becaj ka kujtuar se gjyqesori eshte i kritikuar ne qarqet politike nderkohe qe ka theksuar se ai duhet te reagoje fort. Zgjedhja duhet te plotesoje disa kritere gjyqtaret te jene te pavarur pa ndikime politike. Profesioniste dhe nga radhet tona kjo nuk mungon pasi kemi mundesi te zgjedhim kandidate profesioniste- tha ajo
Per te arritur nje sukses eshte mirefunskionimi i KLD-se ne interes te pavaresise se gjyqesorit tha ajo.
Ne fillim te mbledhjes pati nje perplasje mes Keshillit te Larte te Drejtesise dhe Gjykates se Larte ne konferencen kombetare te gjyqesorit pasi KLD-ja kerkoi mosprezencen e mediat ne konference gje qe u kundershtua nga anetaret e Gjykates se Larte.
Mbledhja qe vjen pas nje kohe bllokimi zhvillohet pas shfuqizimit te ligjit organik per funksionimin e saj nga Gjykata Kushtetuese.
Ne rendit e dites eshte perzgjedhja e anetareve te rinj te Keshillit te Larte te Drejtesise.
Per vendet e mbetura bosh ne KLD konkurojne 30 gjyqtare te te tre niveleve te gjyqesorit te cilet do te zgjidhen ne takimin e sotem per nje manadat 5 vjecar prane ketij institucioni.