E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pelegrinazhi i Perjetshem

Ne te dale te qytetit minator te Bulqizes ne nje nga peizazhet me te zymta e te ashpra te Shqiperise gjendet nje teqe bektashiane ne faqen ballore te se ciles gjendet nje murale modeste e cila per nga naiviteti e nga koloriti perngjan me ilustrime nga revistat per femije. Ne ate murale eshte kapur drama e momentit kur Profeti Ibrahim apo Abrahami biblik eshte ne pragun e plotesimit te urdhrit te Zotit per te sakrifikuar te birin kur Zoti dergon nje engjell per ti ndaluar doren Ibrahimi kish treguar bindjen dhe devocionin e tij sakrifica e te birit eshte e panevojshme dhe engjelli sjell nje dash qe sherben si kurban duke nisur keshtu traditen qe pasohet gjer ditet e sotme.

Ky tregim gjendet ne te tre fete monoteiste tek Hebraizmi Krishterimi dhe Islami te cilat shohin tek Ibrahimi fillesen e gjenealogjise se popujve hebre dhe arabe edhe te aktit te shpalljes hyjnore. Prej shekujsh kjo ngjarje komentohet analizohet ngjall debate e qemtohet ne kerkim te kuptimeve te asaj qe ka ndodhur thelle ne nje histori pertej datave.

Filozofi danez Soren Kierkergard e pa tere kete ngjarje si suspendim te etikes. Dallimi per Kierkergardin qendron midis Heroit Tragjik per te cilin etika e sakrifices ka shpjegim racional dhe Kaloresit te Fese apo Abrahami per te cilin marredhenia me Zotin me Absolutin lejon kapercimin mbi ate qe quhet etike universale. Por per shumicen e njerezve te besimit akti i Ibrahimit nuk eshte i zbrazur nga etika apo pertej etikes por reflekton bindjen tek Miresia Absolute e Zotit edhe kur ajo eshte e pakuptueshme nga njerezit. Kaloresi i Fese per Kierkergardin ka lidhje me Absoluten ai eshte superior dhe qendron mbi Heroin e etikes universale e cila eshte relative ne qasje ndaj Absolutes vete Zotit.

Keto dite pelegrinet per ne Haxh rijetojne nje pjese te rrugetimit te Ibrahimit cfare perben nje nga ritualet thelbesore te Islamit. Ata vizitojne tempullin kubik te Mekes te ndertuar nga Ibrahimi dhe i biri gjuajne me gure ne vendet kur Djalli u perpoq te tundoje Ibrahimin e ta largoje ate nga misioni i tij pershkruajne distancen nga kodrat e Maruas dhe Safase ne perkujtim te ankthit se gruas se Ibrahimit kur kerkonte uje te shpetonte foshnjen e saj apo udhetare te pine uje tek pusi i Zem-Zemit pusi qe u dhurua nga Zoti qe djali i Ibrahimit Ismaili te mbijetoje dhe falen tek vendqendrimi i Ibrahimit vendi ku Ibrahimi ju lut Zotit pasi mbaroi ndertimin e tempullit kubik te Kabes. Te gjithe pelegrinet mblidhen ne nje lugine qe sjell per te pranishmit skenen e gjyqit dhe takimit me Zotin.

Ne kete rrugetim te ngritur mbi tregimin e jetes se babait te profeteve Ibrahimit cdo pelegrin jeton medyshjet personale rrugetimin personal dilemat e fese agonine e jetes. Ky rrugetim ka shqetesuar filozofet ka dekoruar qofte dhe tempuj te vegjel si teqja ne Bulqize ku shofere e udhetare shpesh ndalojne ne nderim falen dhurojne te holla ne kerkim te prezences se Zotit ne udhetimin e tyre. Teksa pelegrinazhi i Haxhit kerkon te sherbeje si akti i perkujtimit elementet e udhetimit jane pjese e udhetimit te perhershem te te gjithe njerezve. Sic kane vene ne dukje disa komentues hebrenj jo te gjitheve na kerkohet te sakrifikojme femijet tane por te gjitheve do na kerkohet te sakrifikojme dicka do ndeshim dilema e tundime teksa rendim mes agonise se jetes dhe perpjekjes per te komunikuar me Zotin apo zbrazesine e lene nga mungesa e tij.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›