E Diel, 1 Nëntor 2026

Gardisti i familjes Berisha plagos kamarierin Skeja jep tre versione ne polici

Oficeri i Gardes Fatos Skeja ka dhene dje gjate pyetjeve ne polici tre versione te ndryshme lidhur me ngjarjen e rende ne lokalin Nena Mbretereshe. Fillimisht ka thene qe nuk e ka prekur fare viktimen me pas ka thene qe e qellova vetem me nje shpulle dhe ne versionin e trete ka pranuar me shume por pa pranuar se ka qelluar me arme.
Te gjitha dyshimet bien mbi Skejen nderkohe qe ne shpatullen e te plagosurit gjendet nje plumb autori i leshimit te te cilit duhet gjendur. Po dje eshte mesuar se jane bere perpjekje te shumta prane familjes se viktimes per ta mbyllur incidentin me forma te tjera ne menyre qe te shmangen kallezimet deponimet dhe procesi gjyqesor.
Vete Garda e Republikes ka pranuar dje incidentin vetem pasi ai eshte botuar ne gazeten Shekulli. Botimi ka nxjerre zbuluar perpjekjet e medha te Gardes dhe Policise per te kaluar ne heshtje dhe pa ndeshkim ngjarjen e rende.
Ngjarja ka ndodhur mesditen e se shtunes ne lokalin Nena Mbretereshe. Mbi rrethanat e ngjarjes se rende qe implikojne nje oficer garde me detyre te larte Shekulli njoftoi opinionin publik duke theksuar per lexuesit edhe perpjekjet e turpshme te policise se shtetit per te fshehur rrethanat e ngjarjes.
Ne deklaraten e Gardes dhene dje vetem pas botimit te lajmit ne gazete thuhet tekstualisht
Ne lidhje me incidentin e ndodhur mesditen e djeshme date 13.11.2010 me punonjesin e Gardes informojme opinion publik si me poshte Fatos Din Skeja oficer i Gardes se Republikes eshte perfshire ne nje incident ndodhur ne nje nga lokalet prane rruges se Elbasanit. Personi ne fjale eshte ndaluar nga organet kompetente ku dhe po vazhdojne veprimet hetimore per sqarimin e ngjarjes se ndodhur. Sqarojme se ky oficer eshte efektiv i Gardes se Republikes ne Drejtorine per Sigurine e Personaliteteve te Larta Shteterore dhe sherben ne kete Drejtori..
Deri ne kete pike deklarata eshte korrekte dhe perputhet me te dhenat e artikullit te Shekullit. Megjithese me vonese deri ne kete pike Garda eshte treguar perballe publikut institucion shume me serioz dhe shume me i pergjegjshem se policia e shtetit e cila theksojme ka tentuar diten e shtune te fshehe ngjarjen megjithese nje qytetar ishte plagosur.
Por ne fjaline e fundit Garda ka bere nje loje fjalesh. Deklarata vijon Theksojme se Fatos Skeja nuk ka asnje detyre per sigurine ne Grupin e shoqerimit te Kryeministrit te Vendit apo te familjes se Tij - thote deklarata.
Nuk dime nese rregullorja e Gardes perfshin postin e drejtuesit te mjeteve te eskortes ne detyrat per sigurine. Gjithashtu eshte fare e lehte te behen levizje te oficereve te Gardes te personaliteteve te ndryshme brenda dites. Fakti qe ekzistoi tentativa per tia fshehur publikut ngjarjen ngre dyshime te forta mbi transparencen e Gardes dhe Policise ne kete pike. Nese z.Skeja eshte levizur se fundmi nga grupi prane kryeministrit apo vazhdon te jete aty kjo eshte e pamundur te provohet ne kushtet e kesaj perpjekjeje te institucioneve per te fshehur informacionin qe ligji ua detyron ta japin per publikun nga i cili paguhen. Ne shtypin e djeshem ka edhe nje te dhene shtese qe hedh drite mbi arsyet e perpjekjes se organeve te rendit per te fshehur ngjarjen. I akuzuari shihet shpesh ne shoqerine e djalit te kryeministrit Sh. Berisha dhe mikut te tij te njohur R. Selmanllari.
21- vjecari Shpati Ruci u plagos dy dite me pare ne lokalin Nena Mbretereshe pasi u rrah sepse vonoi sherbimin e nderrimit te tavlles ne tryezen ku sherbente si kamerier. Shekulli ka raportuar ngjarjen ne kushtet e nje perpjekjeje te ethshme te policise se shtetit dhe Ministrise se Brendshme per te fshehur cdo informacion. Madje edhe Prokuroria e Shtetit eshte njoftuar me disa ore vonese nga policia duke i lene kohe te akuzuarit te largohet dhe provave ne vendngjarje te zhduken. Kjo sjellje antiligjore me pasoja te renda e policise se shtetit eshte ne vetvete nje ngjarje e dyte shume me e rende se plagosja ne lokalin Nena Mbretereshe.

Ngjarja
Shoferi i familjes se kryeministrit plagos kamerierin e nje lokal luksoz ne kryeqytet pas pretendimeve te tij se nuk i ishte sherbyer mire nga kamerieri i cili kishte vetem nje dite qe kishte filluar pune. Ngjarja ndodhi ne nje lokal te njohur ne rrugen e Elbasanit ku Fatos Skeja 35 vjec shoferi i grupit te shoqerimit te familjes se Kryeministrit kishte shkuar per te drekuar bashke me disa miq te tij. Skeja mesohet se eshte anetar i Gardes se Republikes ne Degen e Personaliteteve prej shume vitesh ndersa burimet thone se ai eshte mik i afert i djalit te kryeministrit Berisha Shkelzen Berishes.

Nderkaq kamerieri i plagosur me arme zjarri Shpat Ruci 21 vjec nga Tepelena banues ne Tirane perfundoi ne spital ne gjendje te rende shendetesore pas plages se marre ne pjesen e pasme te shpatulles. Burime te spitalit te policise se kryeqytetit konfirmuan per Shekullin se Ruci 21- vjecar kishte marre nje plage me arme zjarri ne shpatullen e djathte ndersa plumbi sipas burimeve te policise kishte dale prane qafes. Skeja kur eshte shoqeruar ne polici ka pohuar se ai nuk kishte qelluar ne drejtim te kamerierit dhe se nuk kishte pasur arme me vete pasi armen e punes e kishte lene ne shtepi. Nderkaq ne menyre te pakuptueshme Prokuroria eshte njoftuar pasdite vone ne lidhje me kete ngjarje ndersa ngjarja ne lokalin ku kishte ndodhur eshte kaluar sikur te mos kishte ndodhur asgje. Nuk dihet nese ekspertet kane kryer keqyrje ne vendin e ngjarjes ndersa pas incidentit efektivi i Gardes se Republikes i cili eshte shofer i familjes se Kryeministrit eshte larguar nga vendi i ngjarjes sipas burimeve ndersa me pas eshte dorezuar ne polici. Incidenti u pranua edhe ne lokalin ku kishte ndodhur ngjarja por punonjes te lokalit thane se ngjarja mes kamerierit te ri dhe nje personi tjeter kishte ndodhur ne rruge dhe jo ne lokal. Gjate marrjes ne pyetje te te plagosurit ai ka identifikuar si autor te ngjarjes nje person me te dhena pershkrimin fizik dhe veshje te njejte me ate te shoqeruesit te familjes se kryeministrit.

Incidenti
Skeja mesohet se kishte qene duke drekuar me disa miq te tij ne ambientet e lokalit luksoz ndersa kamerieri Ruci nga Tepelena kishte diten e tij te pare te punes ne restorant. Pak kohe pasi ishin ulur kamerierit iu kerkua qe te nderronte tavllen e duhanit. Nje minute te lutem se kam nje porosi- mesohet ti kete thene kamerieri personit qe i ka folur nga tavolina ku ndodhej shoqeruesi i kryeministrit. Menjehere me pas personat iu kthyen punonjesit duke bere presion dhe shantazh ndaj tij. Pas ketij veprimi te ketyre personave Ruci kontakoi me pronarin e lokalit per ti paraqitur shqetesimin e tij. Por ankesa e tij sipas burimeve ishte kthyer ne kurriz te tij pasi sapo kishte marre vesh incidentin pronari urdheroi qe ai te largohej nga puna. Burimet e policise thane se kur kamerieri eshte kthyer serish ne salle ka debatuar me nje nga personat qe ndodheshin ne tavoline bashke me bodigardin familjes se kryeministrit.

Ne kete moment gjithcka mori flake kur ne menyre te papritur 21- vjecari nisi te qellohej nga personat qe ndodheshin ne tavoline. Kur kamerieri ka tentuar te largohet eshte qelluar dhe plagosur nga pas shpine me nje arme zjarri qe sipas hetuesve eshte pistolete. I riu mori nje plage serioze ne shpatull ndesa u nis per ne spitalin ushtarak ku edhe ka marre mjekimin e nevojshem. Ngjarja eshte mbajtur ne listen e sekreteve te vecanta nga policia. Ne te kundert prokuroria eshte njoftuar shume vone vetem ne mbremje rreth ores 1700. Disa ore pas ngjarjes i plagosuri ndodhej ne spitalin ushtarak jashte rrezikut per jeten por sipas mjekeve plumbi i kishte shkaktuar nje demtim te shpatulles niveli i se ciles ende nuk dihet.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›