E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konferenca Gjyqesore Caka e Saliko 2 anetaret e rinj te KLD-se

Konferenca Gjyqesore ka zgjedhur sot dy anetaret e rinj te Keshillit te Larte te Drejtesise. Dritan Caka ishte anetari i pare qe u zgjodh me 165 vota ndersa me raundin e dyte u zgjodh anetari tjeter Hysen Saliko me 172 vota. Saliko u zgjodh ne raundin e dyte te votimit pasi fillimisht doli ne balotazh me kandidatin tjeter Valbon Cekrezi. Dy anetaret e rinj te KLD-se u zgjodhen pas lenies vakant te dy vendeve nga ish anetaret e Keshillit te Larte te Drejtesise Artan Gjermeni dhe Hysni Demiraj.

Gjate konferences Kryetarja e Gjykates se Larte Shpesa Becaj eshte shprehur kunder heqjes se imuniteti. Heqja e imunitetit ne radhet e gjyqesorit duhet te preke vetem te korruptuarit ka deklaruar Becaj. Ajo foli per masa me te rrepta ndaj gjyqtareve qe shkelin ligjin ndersa nje vendim per heqje imuniteti per te gjithe e ka konsideruar si jo te pershtatshem. Ajo ka theksuar se imazhi i drejtesise po demtohet nga vonesat ne dhenien e gjykimeve. Becaj ka kerkuar gjithashtu nje pune me perkushtim nga ana e gjyqtareve ne menyre qe te rregullohet perceptimi i publikut ndaj tyre.

Gjej rastin tju beje nje thirrje te forte qe te mos bien pre e mashtrueseve spekulanteve seksereve matrapazeve ndermjetesuesve te cdo kategorie te cilet fatkeqesisht jane jo te paket ne numer dhe na rrethojne ne te kater anet tha kryetarja e Gjykates se Larte. Ajo i ka bere thirrje politikes per te miratuar ne parlament ligjin per Konferencen Gjyqesore.

Nderkohe gjate zhvillimit te kesaj konference gjyqtari Gjin Gjoni ka leshuar akuza te renda ndaj nenkryetarit te KLD-se Kreshnik Spahiu. Gjoni e ka akuzuar ate per tejkalim te kompetencave dhe shkelje gjate ushtrimit te detyres. Gjoni ka kerkuar nisjen e procedurave per shkarkimin e Spahiut pasi sipas tij po perdor institucionet e drejtesi per te bere fushate politike. Kushtetuta percakton menyren e propozimit te nenkryetarit ndersa shkarkimi i tij behet sic ndodh per te gjithe anetaret e KLD-se. Ne strukturen e KLD-se funksionon Inspektoriati qe vezhgon sjelljen e anetareve. Keshilli i Larte i Drejtesise me propozim te Presidentit zgjedh nga radhet e tij nje zevendeskryetar. Zevendeskryetari organizon veprimtarine e Keshillit te Larte te Drejtesise si dhe kryeson mbledhjet e tij ne mungese te Presidentit te Republikes.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›