E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama uron presidenten e Kosoves Atifete Jahjagen

Kreu i Partise Socioaliste Edi Rama I ka dergua nje leter urimi presidentes se re Te Republikes se Kosoves Atifete Jahjaga duke I shprehur asaj konsideraten me te larte. Rama thekson ne letren e tij se zgjedhja e Jahjages presidente eshte tregues I emancipimit te klases politike kosovare.

Mesazhi i plote i Rames derguar presidentes se re te Kosoves Atifete Jahjaga

Shkeqesise se saj Zonjes Atifete JAHJAGA
Presidente e Republikes se Kosoves
shte kenaqesi e madhe per mua qe ne emer te Partise Socialiste e Shqiperise dhe emrin tim personal tju uroj perzemersisht per zgjedhjen Tuaj ne krye te shtetit te Kosoves.

Shprehim bindjen se roli Juaj ne kete post te larte eshte factor inkurajues per projektet dhe angazhimin e klases poltike dhe te shoqerise se vendit Tuaj per integrimin euroatlantik bashkepunimin rajonal njohjet e reja te Shtetit te Kosoves dhe perballjen me sfidat e se ardhmes.

Shqiperia dhe Kosova do te vazhdojne ne rrugen e nje bashkepunimi edhe me te ngushte duke luajtur nje rol te rendesishem per stabilitetin rajonal si dhe permbushjen e aspiratave te qytetareve te dy vendeve tona per integrimin e plote ne Bashkimin Evropian.

Deshiroj te nenvizoj se zgjedhja Juaj eshte treguesi I pjekurise dhe emancipimit te klases politike qe mbi gjithcka vendos interesat madhore te vendit.

Me lejoni zonja Presidente tju shpreh konsideraten me te larte.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›