E Diel, 1 Nëntor 2026

Konferenca Gjyqësore, Nishani: Të rrisim besimin e qytetarëve te sistemi i drejtësisë

13-12-2012 / Gazeta 55

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani deklaroi sot se duhet forcuar besimi i qytetarëve tek sistemi i drejtësisë. Duke folur në ditën e dytë të Konferencës gjyqësore, Nishani theksoi se duhet ndikuar pozitivisht për ta përsosur sistemin e drejtësisë.
“Gjykatësit duhet të marrin përsipër përgjegjësitë shoqërore që ju takojnë. Ligji për gjyqësorin ka ndikuar në jetën profesionale të gjyqtarit”- tha Nishani.
Kreu i shtetit theksoi se në trupën gjyqësore ka njerëz me eksperienca të ndryshme profesionale dhe dominojnë njerëz me integritet të lartë.
“Pavarësia si koncept duhet trajtuar tek raporti i gjyqtarit me palët në proces”, theksoi Nishani.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›