E Diel, 1 Nëntor 2026

Korçë, dhunoi bashkëshorten shtatzënë, tenton vetëvrasjen në burg

Gazeta Shqip

34-vjeçari Olsi Iljazi, cili një ditë më parë dhunoi bashkëshorten e tij shtatzënë duke rrezikuar jetën e saj dhe të fëmijës, ka tentuar të vetëvritet ditën e sotme në qelinë e paraburgimit.

Sipas të dhënave të policisë, 34 vjeçari ka shfaqur shenja pendese për veprimin e kryer, duke qëlluar me kokë  murin e qelisë, çka i ka shkaktuar çarje dhe plagë në kokë. Ai është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Olsi Iljazi u vu në pranga ditën e djeshme pasi dhunoi bashkëshorten e tij, Rudina Iljazi, 28 vjeçe, e cila ishte në muajin e gjashtë të shtatzënisë. Pas marrjes së ndihmës së nevojshme mjekësore, gjendja shëndetësore e saj dhe e foshnjës fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

13 dhjetor 2012 (gazeta-Shqip.com)

Korçë, dhunoi bashkëshorten shtatzënë, tenton vetëvrasjen në burg burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›