Konferenca Gjyqesore sot mblidhen gjyqtaret nga i gjithe vendi
TIRANE- Gjyqtaret nga e gjithe Shqiperia pritet te mblidhen sot per te diskutuar lidhur me konferencen gjyqesore nga e cila do te perzgjidhen emrat e rinj te anetareve te Keshillit te Larte te Drejtesise. Takimi do te zhvillohet te Xibraku dhe pritshmeria per pjesemarrjen e te gjithe gjyqtareve eshte e larte per shkak se ne fund te korrikut gjate nje takimi mes krereve me te larte te drejtesise u vendos qe konferenca gjyqesore te mblidhej edhe ne mungese te nje ligji. Ngerci per mos mbledhjen e konferences ndodhi pikerisht kur u shfuqizua ligji qe rregullonte menyren e organizimit dhe funksionimit te saj. Per shkak se ende nuk eshte votuar nje ligj i ri per konferencen gjyqesore procesi ngeci ne vend. Gjyqtaret u ndane ne dysh nje pjese ishte e mendimit te mblidhej konferenca edhe pa ligj ndersa te tjere ishin kundra kesaj ideje. Perplasjes mes ketyre fraksioneve qe sollen per pak kohe nje klime te tensionuar ne radhet e gjyqesorit moren fund ne korrik te ketij viti ku kryetarja e gjykates se Larte Znj.Shpresa Becaj inicioi nje takim me kreret e gjykatave ne vend ku ishte i pranishem dhe nenkryetari i KLD-se Kreshnik Spahiu. Pas shume diskutimesh ne takim u ra dakord per ngritjen e nje ekipi per te pergatitur nje draft projekt-rregullore dhe plan veprimi qe do te votohet ne mbledhjen e ardhshme te gjyqtareve pikerisht mble-dhjen qe pritet te zhvillohet gjate dites se sotme. Gjyqtaret pritet te miratojne projekt-rregullores dhe per modalitetet e mbledhjes se Konferences Gjyqesore e cila pas ketij takimi ka gjasa te mblidhet brenda nje kohe shume te shpejte. Konferenca gjyqesore do te perzgjedhe emrat qe do te jene anetaret e rinj te KLD-se.
s.g/GSH/BalkanWeb
s.g/GSH/BalkanWeb