Konferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë: Plan për ndihma pas përmbytjeve
Tiranë, 8 Janar NOA - Konferenca Ipeshkëvnore e Shqipërisë deklaroi sonte se ajo po ndjek me shqetësim të madh situatën e krijuar në disa zona në veri të vendit për shkak të gjendjes së rënduar hidrike të këtyre ditëve të fundit. Kisha Katolike në Shqipëri u gjendet afër të gjitha bashkësive që janë të përfshira në këtë situatë, me anë të lutjes drejtuar Zotit që të parandalojë ndonjë fatkeqësi më të madhe, tha përmes një komunikate për media, Zyra e shtypit e KISH.
Kryetari i KISH Rrok Mirdita u ka bërë thirrje besimtarëve, në meshat e kremtuara në festën e Ujit të Bekuar, që të luten për zonat e përmbytura apo në rrezik përmbytjeje, duke falënderuar Zotin që deri tani nuk ka pasur viktima njerëzore, sikurse sigurisht është bërë në të gjitha Kishat Katolike në Shqipëri. Gjithashtu është bërë thirrje që tu vihet në ndihmë konkrete njerëzve në nevojë. KISH thotë se bën me dije se është e angazhuar tashmë në terren. E gjithë Arkidioqeza e Shkodër- Pultit me Arqipeshkëvin Angelo Massafra e të gjithë meshtarët e motrat janë duke bërë përpjekje të jashtëzakonshme në përballimin e situatës. Gjithashtu edhe nëpërmjet Caritas-it kombëtar të Shqipërisë po u vihet në ndihmë zonave të përmbytura, kurse u bëhet thirrje të gjithë atyre që duan të ndihmojnë, të kontaktojnë Caritas-in shqiptar në rrugën Don Bosko pranë Zogut të Zi në Tiranë. r.b/NOA Më shumë mbi argumentin e ditës: Kërkesa e Shqipërisë pranohet nga BE, vijnë 7 ekspertë të Brukselit Komuniteti Mysliman: SOS përmbytjet, të nisë fushatë ndihmash Informacionet më të fundit mbi situatën e përmbytjeve në vend Deklarata e plotë e Qeverisë Italiane për situatën e përmbytjeve në Shqipëri Podujeva ndau 20 mijë euro ndihmë, pas vërshimeve që e kanë kapluar Shqipërinë Ministria e Brendshme: Situata drejt normalizimit, janë evakuuar 3752 persona AMC ndihmon banorët e zonave të prekura nga përmbytja Topalli: Situata po shfrytëzohet nga disa individë, sbëhet politikë me të tilla ngjarje Berisha-banorëve: Do vlerësojmë dëmin bashkërisht dhe ta kompensojmë atë plotësisht PD: Edvini i kthyer dje nga pushimet e zgjatura, manipulon me fatkeqësinë e banorëve Përmbytjet, Prifti qetëson situatën: Më e keqja ka kaluar, gjendja drejt përmirësimit PS, Shalsi: Berisha do të largojë vëmendjen nga përmbytjet Frika nga epidemia e ujit, nis monitorimi i zonave të përmbytura Zonat e përmbytura, ISKSH urdhëron: Shërbim shëndetësor 24 orë Berisha në Shkodër: Nivelet e ujit po rriten, banorët duhet të ikin urgjent Kisha Katolike: Përkujdesje dhe ndihma ndaj të përmbyturve Përmbytjet, Bashkia e Shkodrës vë në dispozicion 2 numra telefoni për qytetarët Raportimi i KESH-it: Ulen prurjet në kaskadat e hidrocentraleve Raporti i ministrisë së Brendshme: Eshtë rritur niveli i ujërave në zonat e përmbytura Situata në qarkun e Shkodrës vazhdon të jetë problematike