E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konferenca Ipeshkvore, Berisha: Nder për Shqipërinë

Kryeministri Sali Berisha e vlerësoi mbajtjen e Konferencës Ipeshkvore në Tiranë si ngjarja më e rëndësishme, pas vizitës së Papa Gjon Palit në vitin 1993.

Në historinë mes shqiparëve dhe kishës, ngjarja e sotme pas vizitës së Papa Gjon Palit në prill të vitit 1993, është dhe ngjarja më e rëndësishme. Na bëni krenarë me praninë tuaj në kryeqytetin tonë- tha Berisha.

Duke folur në Konferencë, kryeministri falenderoi organizatorët dhe pjesëmarrësit për zgjedhjen e Shqipërisë për të zhvilluar Konferencën Ipeshkvorë në Tiranë, si forumi më i lartë ipeshkvorë i Europës.

Me këtë organizim, Berisha tha se është nderuar kontributi i kombit shqiptar në historinë e krishtërimit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›