E Diel, 1 Nëntor 2026

Bregu: Ska kohë, dëmi i opozitës nuk mund të zhbëhet

29/09/2011  Ministrja e Integrimit shprehet se çfarë pret nga raporti i KE-së për statusin

“Prisnim që Rama të bënte mea culppa, ai bllokoi procesin e integrimit

Në një intervistë për radion “Evropa e Lirë” ministrja për Integrim Evropian, Majlinda Bregu, tha se opozita ka bërë një dëm shumë të madh, që smund të zhbëhet në ditët që kanë mbetur deri në raportin e progresit. Sipas saj, pavarësisht se pret që raporti të jetë realist, të paktën për sa u përket realizimeve të detyrimeve nga ana e mazhorancës, sërish sjellja e opozitës dhe mosvotimi i ligjeve janë një element i rëndësishëm. “Pres një vlerësim, realist për kriterin ekonomik dhe standardet, përfshi këtu dhe trendin e rritjes dhe stabilitetit të ekonomisë shqiptare, përfshi këtu vlerësimin për reformat e ndërmarra, në fushën e gjyqësorit, përfshi vlerësimin në kuadrin ligjor të përmirësuar, efiçent dhe për masat në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, vlerësimin për standardet lidhur me trafikun e qenieve njerëzore, drogave dhe narkotikëve. Por të gjithë kanë qenë dëshmitarë dhe kanë vërtetuar se ka pasur një deklaratë të kryetarit të opozitës për rikthim në parlament, votim të ligjeve me 3/5. Në shtator të këtij viti unë dhe të gjithë dëgjuam Edi Ramën të deklaronte se tashmë kishte ardhur koha që tu jepte fund kapërcimeve të tij me hyrje. Të gjithë prisnim një lloj angazhimi serioz, një lloj “mea culpa” (kuptim i një faji apo gabimi), të paktën unë kështu e kam kuptuar kthimin në parlament dhe deklaratën e para tri javëve se do të votonin të 12 pikat, një “mea culpa” për dëmin që i kishte bërë vendit me mosvotimin e ligjeve me 3/5. Por ajo çfarë ndodhi javën e kaluar me mosvotimin e këtyre ligjeve në parlament besoj ka shtuar realizmin për mënyrën se si kërkon të bëjë politikë dhe të mbajë peng fatet e vendit”, - tha Bregu

Dëmi nga bojkoti

“Po flas kryesisht për pjesën e raportit të progresit, asnjë vendim nuk mund të parashikohet as nga unë sot, as dhe nga ata që deri diku kanë marrë vendim, por nuk dua të them fjalën e fundit, pasi statusi vendoset pas gjithë konsultimeve me vendet anëtare të Këshillit Evropian. Unë besoj se dëmi që i është bërë Shqipërisë nga bojkoti i tejzgjatur i opozitës, nga refuzimi për të ndërtuar dialogun politik është një dëm shumë i madh, që smund të zhbëhet me ditët që kanë mbetur.”

Plotësimi i detyrimeve

“Të gjitha detyrimet, nga 12 që kanë kërkuar angazhim të strukturave qeveritare dhe agjencive qeveritare, në të gjitha ka progres, dhe progresi nuk është monitoruar vetëm nga pala shqiptare. Të vetmet që nuk janë prekur është votimi i ligjeve me 3/5, për të cilat shumica e vetme ska çfarë të bëjë, pasi nuk i ka 84 vota. Është zgjedhja e Avokatit të Popullit, që për mua është një nga alternativat më të thjeshta ose karota që iu dha opozitës për të treguar se është e gatshme të bashkojë votat.”

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›