Konferenca Kombëtare Antikorrupsion, Kryemadhi: “Qeveria është më e korruptuara”!

Konferenca Kombëtare Antikorrupsion, ka sjellë edhe reagimin e kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi. Sipas saj, edhe Kajmaku i Vorës do drejtonte një panel te konferenca e qeverisë, nëse nuk do e kishin arrestuar italianët.
“Reformën në drejtësi e miratuam bashkarisht si klasë politike në vitin 2016, që lufta ndaj korrupsionit të ishte përherë ekskluzivisht fusha e veprimit, e një sistemi të pavarur nga politika, të pa ndikuar nga pushteti legjislativ dhe ai ekzekutiv. Ky i fundit, dmth qeveria, është edhe më i korruptuari! Ndërkohë që punojësit civil të çuar me detyrim në takim dëgjuan fjalimin propagandistik të kryeministrit, i gjithë vendi pret me padurim forcën e veprimit të drejtësisë ndaj zyrtarëve të inceneratorëve: një skemë korrupsioni në bashkëpunim, e faktuar në letra dhe firma, që ka përfshirë kryeministrin, zyrën e tij, ministra, kryetar bashkie, biznese të vërtetë dhe fiktivë. Korrupsion qeveritar ka, por duhen profesionistë të pavarur në drejtësi ta luftojnë atë!’- shkroi Kryemadhi.
/rtsh.al/