E Premte, 6 Nëntor 2026

Konferenca Rajonale e Interpolit në Tiranë, Kuko: 53 delegacione, 250 të ftuar

TIRANË, 14 maj /ATSH/ Komisioni për Sigurinë Kombëtare miratoi me unanimet të hënën marrëveshjen ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Organizatës Ndërkombëtare të Policisë Kriminale – INTERPOL, mbi Privilegjet dhe Imunitetet për Konferencën e 51-të Rajonale Evropiane, që do të mbahet në Shqipëri, nga data 11-13 qershor 2024.

Zv/ministrja e Brendshme Romina Kuko ishte e pranishme në Komisionin e Sigurisë Kombëtare për të prezantuar marrëveshjen. “Për herë të parë kjo konferencë organizohet në Tiranë, Shqipëri. Marrëveshja është propozuar nga Interpol dhe ka si qëllim ti mundësojë Interpol të kryej misionin e tij bazuar në Kushtetutën e tij dhe në veçanti të lehtësojë bashkëpunimin ndërkombëtarë policor dhe funksuionin e organeve të listuara në nenin pesë të kësja marrëvehsje si dhe imunitetet dhe privilegjet e përcaktuara në të”, tha Kuko.

“Këto imunitete dhe privilegje do të sigurojnë territorin e vendit tonë vetëm për kohën e nevojshme për organizimin, mbajtjen dhe deri në përfundimin e konferencës së 51 rajonale. Dot ë kemi potencialisht 53 delegacione, pra shtete dhe gjithashtu dhe potencialisht 250 të ftuar në këtë konferencë. Kjo marrëveshje propozohet dhe është nënshkruar në përputhje me rregullat dhe organizimin sesioneve të asamblesë së përgjithshme për çdo konferencë rajonale”, tha ajo.

Kreu i Komisionit për Sigurinë Kombëtare, Nasip Naço, u shpreh se kjo marrëveshje do të kërkohet që të dekretohet me procedurë të përshpejtuar edhe nga Presidenti, pasi të votohet të enjten në Kuvend. Komisioni i Sigurisë Kombëtare e miratoi në unanimitet marrëveshjen.

Sakaq, marrëveshja ka 12 nene. Sipas dokumentit të publikuar në faqen e Kuvendit, ajo do të mbetet në fuqi për një periudhë prej një jave pas përfundimit të konferencës.

Sipas marrëveshjes “imunitetet dhe privilegjet e përcaktuara në këtë Marrëveshje do të sigurohen në territorin e vendit pritës, për kohën e nevojshme për organizimin, mbajtjen dhe plotësimin e Konferencës së 51-të Rajonale Evropiane. Autoritetet kompetente qeveritare të vendit pritës do të lejojnë të hyjnë dhe dalin nga territori i tyre për Konferencën e 51-të Rajonale Evropiane pjesëmarrësit e akredituar në këtë konferencë. Çdo vizë elektronike për personat pjesëmarrës në Konferencën e 51-të rajonale Evropiane do të lëshohet pa pagesë dhe sa më shpejt të jetë e mundur.

Privilegjet dhe imunitetet e parashikuara të kësaj Marrëveshjeje u jepen palëve të interesuara jo për përfitimin e tyre personal, por në interes të funksionimit normal të institucioneve të ICPO-INTERPOL-it. ICPO-INTERPOL, në përputhje me rregulloret dhe rregullat e saj, mund dhe duhet të heqë dorë nga këto imunitete sa herë që këto të fundit do të pengonin rrjedhën e drejtësisë dhe kur imuniteti mund të hiqet pa cenuar interesat e Organizatës. Në mënyrë të ngjashme, vendet anëtare mund dhe duhet të heqin imunitetet e përfaqësuesve të tyre përkatës sa herë që këta të fundit do të pengonin rrjedhën e drejtësisë dhe kur imuniteti mund të hiqet pa cenuar interesat e Organizatës.

Vendi Pritës do të marrë masat e duhura për të siguruar mbulim sigurimi për çdo dëm të shkaktuar personave të përfshirë ose që marrin pjesë në punimet e Konferencës së 51-të Rajonale Evropiane, si dhe çdo dëmtim të shkaktuar pa dashje në ambientet ose automjetet nga pjesëmarrësit në Konferencën e 51-të Rajonale Evropiane. Vendi Pritës do të kompensojë Organizatën, personelin e saj dhe delegatët për veprime, ankesa ose pretendime të tilla dhe për këtë arsye do ta lirojë atë nga çdo përgjegjësi.

Komisioni i Sigurisë Kombëtare në fillim të mbledhjes këtë të martë mbajti 1 minutë heshtje në nder të punonjësit të Policisë Novruz Cenalia, i cili mbeti i vrarë një ditë më parë, pas një zënke të çastit në Fier.

/a.f/r.e/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›