E Martë, 3 Nëntor 2026

Konferenca “Rinia në Veprim”, Muzhaqi: Garantojmë përfshirjen e të rinjve në politikëbërje

TIRANË, 5 prill/ATSH/ Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi organizoi  konferencën kombëtare rinore, “Rinia në veprim. Bashkërëndim i aktorëve rinorë për një zë më të fuqishëm në politikëbërje”, ku morën pjesë 600 të rinj.

Kjo konferencë shërbeu për rritjen e informimit dhe ndërgjegjësimit të Këshillave Vendorë dhe Këshillave Studentorë mbi punën e Këshillit Kombëtar Rinor (KKR)- si organ këshillimor i Ministrisë së Shtetit për të Rinjtë dhe Fëmijët; Informimi i Këshillave Studentorë, KVR-ve dhe organizatave rinore mbi risitë e Ligjit të rishikuar “Për rinin뒒 dhe nxitjen e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të praktikave të mira mes KVR-ve, organizatave rinore dhe këshillave studentore si dhe për identifikimin e fushave dhe modaliteteve ku KKR, KVR, Këshillat Studentorë dhe organizatat rinore mund të bashkëpunojnë për të ndikuar në realizimin e objektivave të Strategjisë Kombëtare të Rinisë.

Ministrja Muzhaqi në fjalën e saj vlerësoi rëndësinë e këtij takimi i cili kulmon punën e tre viteve në hartimin e ligjit “Për Rininë”.

Muzhaqi tha se të rinjtë “nuk janë vetëm e ardhmja por janë e tashmja dhe e ardhmja e këtij vendi”.

Sipas Muzhaqit, të rinjtë e vendit tonë kanë pasur mundësi për ta thënë zërin e tyre në nivel lokal dhe qendror dhe ligji i ri u krijon atyre kushtet për të qenë vendimmarrës në ato tryeza ku hartohen politika rinore dhe u siguron mbështetjen e nevojshme tanimë edhe financiare për t’i implementuar ato.

Takimi ishte i organizuar në tre panele ku pjesëmarrësit diskutuan mbi çështje të rëndësishme që prekin drejtpërdrejtë rininë. Panelet ishin një ndërthurje mes përfaqësuesve të qeverisë dhe institucioneve qendrore, përfaqësuesve të pushtetit lokal, të rinjëve pjesëmarrës në KVR, KKR, KS dhe organizata në fushën e rinisë.

Aty u diskutua për ligjin e ri “Për Rininë”, projektligjin e ri “Për Vullnetarizmim”, unifikimin e zërit rinor, bashkëpunimi me pushtetin vendor, tranzicioni nga shkolla drejt punës, garancia rinore dhe këshillimi i karrierës.

1 nga 4

/k.s//a.f/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›