E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konferenca Shqiperia e Gjenerates se Re Rama vleresime ne Facebbok

Mbi 50 arkitektë, planifikues urbanë kanë mbërritur në Tiranë për konferencën "Shqipëria e Gjeneratës së Re”. Sipas partisë Socialiste, konferenca do të fokusohet në ndërtimin e një vizioni të ri për një zhvillim të qëndrueshëm urban.
Nga ana e tij kryesocialisti, Rama zgjodhi të bëjë vlerësimet e para në rrjetin social Facebook. 
“Arkitektë e planifikues urbanë të shquar botërisht po zhvillojnë një vizitë studimore dy ditore në hapësira e godina publike në Tiranë e jashtë saj, përpara konferencës “Shqipëria e Gjeneratës Tjetër” që mbahet në hotel Sheraton nesër e pasnesër. Dita e parë do t’i kushtohet territorit dhe e dyta ekonomisë, ku do marrin pjesë ekonomistë, financierë, menaxherë të shquar me eksperiencë e njohje ndërkombëtare” shkruan Rama.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›