E Diel, 1 Nëntor 2026

Korçë, grabitet shtëpia e biznesmenit, hajdutët largohen me 2 mln lekë dhe bizhuteri

KORCË- Maskat kanë hyrë sot në banesën e një biznesmeni nga Korca duke u larguar me një shumë të konsiderueshme parash dhe bizhuterish me vlerë.

Burime nga policia e qyteti juglindor bëjnë me dije e grabitësit kanë mundur të thyejnë me levë derën e banesës së biznesmenit, B.Lengu e cila ndodhet në lagjen numër 10 të Korcës.

Grabitësit kanë përfituar nga mungesa e të zotëve të shtëpisë, dhe pasi kanë bërë një kontroll të imtësishëm të banesës kanë mundur të largohen me bizhuteri dhe 2 mln lekë.

Pas denoncimit të vjedhjes policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërkohë mësohet se lidhur me grabitjen anë shoqëruar 5 persona.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›