E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konferenca e Donatoreve atashete e 10 ambasadave ne Mjekes te Elbasanit

Në prag të Konferencës së Donatorëve 10 atashe të NATO-s kanë inspektuar një ditë më parë Uzinën e Lëndëve plasëse në Mjekës të Elbasanit.

Ushtarakët janë njohur me aktivitetin e Uzinës së Mjekësit si dhe vazhdimin e demilitarzimit në këtë institucion të rëndësishëm në të gjithë vendin për asgjësimin e municioneve.

Uzina e ndërtuar në vitin 1965 duke kaluar në tri faza deri në vitin 1982. në fazën aktuale veprimtaria e Uzinës është përqendruar në prodhimin e amonitit dhe An-fos për nevojat e tregut të vendit.

Demilitarizimi i municioneve të tepërta të ushtrisë shqiptare.

Në periudhën e viteve 2001-2002, janë asgjësuar 1700 ton mina antipersonel, në vitin 2003-2005 janë asgjësuar 1500 ton granata dore me bisht druri. Në vitin 2005-2007 janë asgjësuar 5503 ton fishekë.

Vazhdon puna në linjën e asgjësimit të mortajave, të fishekëve dhe të minave kundërtank bakeliti.

Në vitin 2010, u asgjësuan gjithsej 4035.

Për vitin 2011, krahas linjave në fjalë u vu në punë linja për asgjësimin e shtimjeve 75-150 mm.

ULP mjekës punon me kapacitet të plotë në të gjitha linjat në fjalë dhe demonton rreth 60% të municioneve të tepërta të ushtrisë shqiptare që do të demontohen në rrugë industriale.

Atashetë e huaj, 8 prej të cilëve të akredituar në Tiranë bashkë me atasheun anglez i mbërritur nga Italia dhe ai slloven të drejtuar nga kryetari i shoqatave ai rumun Kolonel Daniel Plescan.

Ata kanë inspektuar nga afër të gjitha linjat e demontimit duke konfirmuar kushtet optimale të Uzinës që pritet të vazhdojë demilitarizimin edhe pas vitit 2013 duke u kthyer në një Uzinë rajonale demontimi për municionet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›