E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni Shperndahet parlamenti zgjedhjet e parakohshme me 5 qershor

Parlamenti i Maqedonise votoi sonte per shperndarjen e tij akt ky qe i hap rrugen zgjedhjeve te parakohshme parlamentare. 79 deputete votuan per shperndarje dhe asnje nuk pati kunder. Ne seance moren pjese edhe deputetet e disa partive opozitare por jo dhe te Lidhjes Social Demokrate partia me e madhe maqedonase e opozites e cila i ka bojkotuar punimet e Parlamentit ne keto pak muajt e fundit. Kryetari i Parlamentit te vendit pritet qe neser ta shpalle daten e zgjedhjeve te parakohshme dhe sipas pritjeve kjo do te jete pese qershori. Keto do te jene zgjedhjet e dyta te parakoheshme ne Maqedoni qe nga vendosja e sistemit pluralist ne vitin 1990.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›