E Shtunë, 31 Tetor 2026

NATO komplikon misionin në Libi, Italia e vetme, kërkon ndihmë për të armatosur rebelët

14-04-2011 / Gazeta 55

Italia i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar të armatosë kryengritësit libianë si një përpjekje për të ndihmuar në revoltën e tyre kundër Gedafit. Agjencia e lajmeve AFP citoi zëdhënësin e ministrisë së Jashtme Italiane, Maurizio Masari, i cili gjatë të mërkurës tha se “diskutimi për armatosjen e kryengritësve është në tryezë”. Masari theksoi se kjo formë ndërhyrje e perëndimorëve nuk është në kundërshtim me rezolutën 19/73 të Këshillit të Sigurimit, e cila lejon marrjen e të gjitha masave të nevojshme në mbrojtje të civilëve. Komentet e zv/ministrit të Jashtëm italian vijnë ndërkohë që delegatë të “grupit të kontaktit” po zhvillojnë bisedime me përfaqësuesit e kryengritësve mbi konfliktin në Libi. Ndërkaq, ministri i Jashtëm i Belgjikës tha se vendi i tij nuk e aprovon planin e armatimit, meqenëse ky i fundit nuk ishte i specifikuar në Rezolutën e OKB-së. Guido Vestervelle, ministri i Jashtëm gjerman, është bashkuar me deklaratën e homologut të tij belg. Ai tha se kriza në Libi nuk duhet të zgjidhet ushtarakisht. Shtetet e Bashkuara, Britania, Franca, Kanadaja, Danimarka e Belgjika kanë nisur sulmet ajrore mbi Libinë që nga 19 mars.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›