E Enjte, 5 Nëntor 2026

Konferenca e Kryetarëve, Spiropali: Konsensusi, ogur i mirë për fillimin e sesionit të ri parlamentar

TIRANË, 2 shtator /ATSH/ Nën drejtimin e kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali, u zhvillua sot mbledhja e Konferencës së Kryetarëve. Mbledhja shqyrtoi projektprogramin e punës së Kuvendit për periudhën 2 shtator-11 tetor 2024 dhe projektkalendarin e punimeve të Kuvendit për periudhën 2 shtator-20 shtator 2024.

Pas diskutimeve, të dy dokumentet u miratuan me konsensus. Seancat plenare do të zhvillohen në datat 12 shtator dhe 19 shtator 2024.

Kryetarja e Kuvendit Spiropali u shpreh në një reagim në rrjetet sociale se, “konsensusi i arritur në këtë mbledhje të parë le të jetë një ogur i mirë për fillimin e sesionit të ri parlamentar”.

Konferenca e Kryetarëve, foto: Florian Abazaj 1 nga 13

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›