Konferenca e Kryetarëve, Topalli: Ligjet me 3/5 të rishqyrtohen
TIRANE- Konferenca e Kryetarëve ka vendosur sot që ligjet që kërkojnë 3/5 e votave të Kuvendit, të shqyrtohen për herë të dytë në komisionet përkatëse parlamentare. Propozimi është bërë nga kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, e cila vlerësoi se kjo është një ofertë tjetër për t’i dhënë mundësi përsëri opozitës të sjellë propozime për këto ligje, për të çuar kështu përpara procesin e zbatimit të 12 rekomandimeve të BE-së.
Sipas njoftimit të zyrës së shtypit në kryesinë e Kuvendit, Topalli ka theksuar në mbledhje se “Ligjet me 3/5 kanë qenë gjithnjë në axhendën e parlamentit ndaj duhet bërë cdo gjë për të cuar këtë proces përpara.
Po sipas njoftimit të Kuvendit Kryetari i Grupit Parlamentar Socialist, Gramoz Ruçi dhe nënkryetari i Kuvendit, Namik Dokle, kërkuan që në kalendarin 3 javor të punimeve të parashikohet rishikimi i Rregullores së Kuvendit, por Topalli sqaroi se rishikimi i Rregullores është tashmë i përfshirë në kalendarin e punës, i votuar në datë 13 tetor 2011 në seancë plenare.
Ndërkaq zyra e shtypit njofton se Topalli dhe kreu i grupit të deputetëve demorkatë Astrit Patozi kanë bërë dhe një ofertë tjetër opozitës. Oferta konsiston që nga tre kandidatura që propozohen dhe miratohen nga Kuvendi për Këshillin Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë, një të propozohet nga PD-ja, një nga PS-ja dhe një nga LSI-ja, si shprehje e vullnetit për bashkëpunim.
(m.a/News24/BalkanWeb)