E Diel, 1 Nëntor 2026

Kreu i KLSH, Berisha: Topi nuk u konsultua me Parlamentin

TIRANË - Kryeministri i vendit Sali Berisha, në mbledhjen e grupi Parlamentar, sulmoi Presidentin e Republikës Bamir Topi, se për kandidaturën e kreut të Këshillit të Lartë të Shtetit, nuk është konsultuar më parë me Parlamentin, duke bërë të ditur se mazhoranca nuk do e mbështesë propozimin e kreut të shtetit.

“Rasti i fundit, cfarë është propozimi për Kryetarin e Këshillit të Lartë të Shtetit? Ka një përcaktim të Gjykatës Kushtetuese që thotë, se kreu i shtetit duhet të konsultohet me Parlamentin, ai nuk do ta zbatojë këtë, është zgjedhja e tij, por sa herë të mos i përmbahet do e shumëzojmë vetëm me zero. Ajo që thotë Gjykata Kushtetuese ajo mbush boshllëkun midis kreut të shtetit dhe Parlamentit. Ajo ka një qëllim të bëjë Kushtetutshmërinë të funksionojë",- theksoi Berisha.

Kryeministri theksoi se Topi përderisa nuk u konsultua me Parlamentin atëherë një gjë të tillë e ka bërë me kreun e opozitës.

“Unë prisja që i kandiduari të jepte dorëheqjen, por nuk ndodhi, ne i qëndrojmë Kushtetutës. Zonja apo zotëria që do të zgjidhet në atë post, do ketë tagrin kontrollues për të kontrolluar gjithcka, të veprimatrisë buxhetore të mbarë shtetit. Nëse i shtrojmë në funksionet, që kreu i opozitës mendon se nëpërmjet disa hibrideve do kthehet në pushtet, e ka gabim. Thuhet, pse nuk është konsultuar me mazhorancës c'ka nënkupton se është konsultuar me opozitën. Projekti i Ramës për të shndërruar në "particka" të vogla institucionet e shtetit, vetëm sa na shton vota.

Presidenti Bamir Topi, me 27 tetor dekreoi "Propozimin e Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit". Kandidati për këtë post, është Sali Shehu. Presidenti dekretoi propozimin dhe ia kaloi Kuvendit.

(e.m/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Wolfarth: Kthimi i ligjeve e drejtë Kushtetuese e Presidentit

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›