E Martë, 3 Nëntor 2026

Konferenca e Kryetarëve kalon për votim në seancë zgjatjen e afatit të dy komisioneve të posaçme

TIRANË, 13 mars /ATSH/ Në drejtimin e zëvendëskryetarit të Kuvendit, Bledi Çuçi, u zhvillua sot mbledhja e Konferencës së Kryetarëve.

Mbledhja shqyrtoi kërkesën për zgjatjen e afatit të veprimtarisë së Komisionit të Posaçëm Parlamentar “Për Thellimin e Reformave për Mirëqeverisjen, Antikorrupsionin dhe Sundimin e Ligjit për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian”.

Gjithashtu Konferenca e Kryetarëve shqyrtoi edhe kërkesën për zgjatjen e afatit të veprimtarisë së Komisionit të Posaçëm Parlamentar “Për koordinimin dhe mbikëqyrjen e të gjitha veprimeve institucionale për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike të vendit”.

Konferenca e Kryetarëve nuk ra dakord dhe çështja i kaloi për votim seancës plenare. /j.p/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›