E Enjte, 5 Nëntor 2026

Konferenca e Kryetarëve, miratohet projektmetodologjia e kontrollit post-legjislativ

TIRANË, 9 tetor /ATSH/ Në drejtimin e Kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali u zhvillua sot mbledhja e Konferencës së Kryetarëve.

Mbledhja shqyrtoi projektprogramin e punës së Kuvendit për periudhën 14 tetor-22 nëntor 2024 dhe projektkalendarin e punimeve të Kuvendit për periudhën 14 tetor-1 nëntor 2024.

Pas diskutimeve, Konferenca e Kryetarëve miratoi projektkalendarin dhe projektprogramin e punimeve të Kuvendit. Seancat plenare do të zhvillohen në datat 17, 28 dhe 31 tetor 2024.

Gjatë mbledhjes u miratua projektmetodologjia e kontrollit post-legjislativ (PLS).

Në lidhje me RRaportin e monitorimit për periudhën 1 prill- 30 qershor 2024 për masat e parashikuara në Planin e Veprimit të Kuvendit për zbatimin e rekomandimeve të raportit të Komisionit Evropian për Shqipërinë për vitin 2023, kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, bëri me dije raportimin periodik dhe realizimin e masave.

Konferenca e Kryetarëve, foto: Florian Abazaj 1 nga 8

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›