E Enjte, 5 Nëntor 2026

Manja: Rosemary French, pioniere e ndihmës juridike në Shqipëri

TIRANË, 9 tetor /ATSH/ Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja mori pjesë në ceremoninë e dorëzimit të certifikatës së mirënjohjes për themeluesen dhe presidenten e Benchmark Institut, Rosemary French.

Manja në emër të Ministrisë së Drejtësisë i dorëzoi certifikatën e mirënjohjes zëvendëspresidentes së Benchmark Institute.

Manja theksoi se, si pioniere e ndihmës juridike në Shqipëri, French vendosi gurin e themelit të këtij shërbimi 24 vite më parë, duke lënë një trashëgimi që vazhdon të ndriçojë rrugën e drejtësisë sociale në vendin tonë.

“Kënaqësi dhe nder që në emër të Ministrisë së Drejtësisë pata mundësinë të dorëzoj certifikatën e mirënjohjes zëvendëspresidentes së Benchmark Institute, në nderim të themelueses dhe presidentes Rosemary French. Si pioniere e ndihmës juridike në Shqipëri, ajo vendosi gurin e themelit të këtij shërbimi 24 vite më parë, duke lënë një trashëgimi që vazhdon të ndriçojë rrugën e drejtësisë sociale në vendin tonë”, shkroi Manja në një postim në rrjetet sociale.

1 nga 6

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›