E Diel, 1 Nëntor 2026

Haxhinasto vlerëson asistencën e Zvicrës në Shqipëri

Zëvendës kryeministri njëkohësisht ministri i jashtëm Edmond Haxhinasto ka pritur në një takim Sekretarin e Shtetit të Departamentit Federal të Punëve të Jashtme të Zvicrës, z. Peter Maurer. Gjatë takimit u diskutua rreth marrëdhënieve dypalëshe, bashkëpunimit rajonal si dhe angazhimeve të përbashkëta në kuadër të organizatave ndërkombëtare.
 

Ministri Haxhinasto vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira dypalëshe që ekzistojnë mes dy vendeve, dhe asistencën në vazhdimësi që i ofrohet Shqipërisë përmes Programit të Bashkëpunimit Zhvillimor, ku spikatin projektet e decentralizimit dhe të trajnimit profesional, të cilat kanë efekt të drejtpërdrejt në komunitet.

Sekretari Maurer ndau të njëjtin vlerësim për marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve, duke nënvizuar se angazhimi i përbashkët është evident edhe në kuadër të operacioneve ndërkombëtare paqeruajtëse.Në takim u diskutua edhe për çështje të bashkëpunimit ekonomik dhe interesit në rritje të investitorëve zviceranë për të qenë prezent në Shqipëri, dhe në këtë kuadër u ra dakord që të zhvillohej sa më shpejt komisioni i përbashkët ekonomik që do të hulumtojë reth fushave specifike ku interesi është i ndërsjelltë.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›