E Diel, 1 Nëntor 2026

Konferenca e Kryetarëve miraton nënkomisionin e auditimit dhe vendos mocionin e PD-së për krimin e organizuar

Në drejtimin e Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, u zhvillua sot mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, ku u diskutuan disa çështje të rëndësishme të rendit të ditës.

Konferenca e Kryetarëve diskutoi projektprogramin e punës së Kuvendit për periudhën 1–26 dhjetor 2025 dhe projektkalendarin e punimeve për periudhën 1–19 dhjetor 2025.

Megjithatë, pas debateve nuk u arrit dakordësi, ndaj vendimi për këto çështje do të merret në seancën plenare

Në vijim, Konferenca shqyrtoi kërkesën e Kryetarit të Komisionit të përhershëm për Ekonominë, Punësimin dhe Financat për ngritjen e një nënkomisioni të posaçëm për Auditimin e Sektorit Publik pranë këtij komisioni. Pas diskutimeve, kërkesa u miratua.

Gjithashtu, u shqyrtua kërkesa e një grupi deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike për zhvillimin e një mocioni me debat mbi masat e marra nga Qeveria për luftën me tolerancë zero ndaj krimit të organizuar.

Konferenca vendosi me mirëkuptim që mocioni të zhvillohet në seancën plenare të datës 18 dhjetor, me një kohëzgjatje prej 120 minutash.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›