E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Konferenca e Kryetarëve nuk arrin dakordësi për kalendarin dhe programin e punës në Kuvend

TIRANË, 29 janar /ATSH/  Në drejtimin e kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali u zhvillua sot mbledhja e Konferencës së Kryetarëve.

Në këtë mbledhje u shqyrtua draftprogrami i punës së Kuvendit për periudhën 10 shkurt-21 mars 2025 dhe u shqyrtua draftkalendari i punimeve të Kuvendit për periudhën 10 shkurt-28 shkurt 2025.

Pas diskutimeve, Konferenca e Kryetarëve nuk arriti dakordësi dhe çështja i kaloi për votim seancës plenare. /j.p/

1 nga 4

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›