E Diel, 1 Nëntor 2026

Skandali/Kompania e një ministri zhvat biznesin përmes kontrollit doganor

ATAK-DOGANA_2Tiranë- Monopoli në koncensionin e kontrollit doganor ka rezulatuar një mënyrë e re zhvatjeje të biznesit, për llogari të një kompanie që kontrollohet nga një ministër i kabinetiti qeveritar në ikje. Akuza vjen nga kreu i Dhomës se Tregtisë Nikolin Jaka, i cili në një intervistë për Top Channel, e kundërshton me forcë këtë mënyrë të kontrollit doganor.  

Çdo tregtar apo individ që importon mbi 1 mijë Euro produkte do të paguajë shumë shpejt në doganë, veç taksave për shtetin, atë që quhet tarifa doganore e importit, edhe një tarifë shtesë 39 euro. Por këto para nuk i shkojnë buxhetit, por një kompanie private të përzgjedhur nga qeveria. Dy muaj para zgjedhjeve, qeveria në ikje miratoi një koncesion që ja jep skanimin e kontenierëve në dogana një kompanie me emrin S2 Albania.

Shërbimi transferohet si monopol, ndërsa ligji detyron me forcë tregtarët dhe individët të paguajnë tarifën, edhe atëherë kur nuk e marrin shërbimin, pra kur nuk i nënshtrohen skanimit. Kodi doganor i kufizon doganat të mos skanojnë më shumë se 12 për qind të kontenierëve. Por qeveria e ka vendosur tarifën mbi të gjithë, edhe për ata që nuk skanohen. Madje përmes një manovre tjetër ligjore, tregu është zgjeruar edhe më shumë. Fillimisht kur ligji kaloi në parlament përcaktohej se tarifa do të paguhej nga kontenierët dhe automjetet e tjera në doganë. Por në kontratën koncesionare kjo është ndryshuar dhe detryimi është vendosur mbi deklaratat doganore. Përmes këtij ndryshimi të ardhurat e privatit rriten me disa herë, sepse një kamion mund të ketë deri në 20 e madje më shumë deklarata njëherësh.

Si rezultat, në shumë raste, koncesioni prodhon edhe paradokse duke bërë që tarifa e arkëtuar nga privati të jetë disa herë më e lartë se taksat që merr shteti. Sipas ministrisë së financave, nga ky koncesion privati do përfitojë 12.5 milionë euro në vit. Por disa ekspertë thonë se kostoja të jetë shumë më e lartë, deri në 20 milionë euro në vit. Dhoma e tregtisë kundërshton me forcë koncesionin për skanimin e kontenierëve në dogana duke e cilësuar atë si të dyshimtë dhe jotransparent. Kryetari i dhomës së tregtisë Nikolin Jaka thotë se tarifat e larta rrisin koston për biznesin vendas duke e bërë atë më pak konkurrues në tregun e brendshëm por edhe atë rajonal.

Zoti Jaka akuzon se jo vetëm koncensioni monmopol i kontrollit doganor, por edhe konencionme të tjera monopol janë nën kontrollin e ministrave të qeverisë në ikje të Sali Berishës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›